
Tiranë– Një tjetër aksident me vdekje është shënuar në rrugën në afërsi të qendrës tregtare “TEG”.
Zyrtarisht mësohet se mjeti me drejtues shtetasin Bujar Marku ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Për pasojë ka ndërruar jetë Bujar A. Marku 33 vjeç (10.10.1986)
Nga ana e grupit hetimor të ngritur në vendngjarje nuk është arritur të përcaktohet ende shkaku determinant i aksidentit.
Marku me origjinë nga Kukësi banonte në Paskuqan. Sosnews.al sjell fotot e viktimës dhe të mjetit.
Rruga pranë “TEG” është kthyer në një njollë të “Zezë” për aksidentet rrugore. MArku është viktima e 5 brenda 3 muajve në të njëjtin vend.
Me datën 16 Qershor tek rrethrrotullimi i “TEG” sipasojë e daljes nga rruga humbën jetën Florida 22 vjeç , babait Bardhokut 62 vjeç, nënës Valentina 54 vjeç, ndërsa motra Xhuliana 26 vjeç po lufton me jetën në spitalin ushtarak. I plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit 32 vjeçari nga Puka Arlind Aliaj./sosnews.al