Tre të plagosur nga rrjedhja e gazit në Elbasan

Tre persona mbetën të plagosur në Elbasan paraditen e kësaj të mërkure, si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ngjarja ndodhi në një kompani private në zonën e ish-Metalurgjikut. Të plagosurit janë Osman dhe Eduard Bendaj 69 dhe 42 vjeç, babë e bir, si dhe Qemal Mullahu, 61 vjeç. Ata ndodhen aktualisht në spital.

“Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-Metalurgjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë, shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur si pasojë e një defekti teknik./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here