Tritol makinës në Shkodër, pronari me precedent penal

Një automjet ka shpërthyer nga tritoli mbrëmjen e sotme, në lagjen Partizani në Shkodër.
Tritoli mësohet se është vendosur në makinën e Nazmi Bandullas dhe ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Pronari i makinës rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë, për konflikte brenda familjes.

“Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thotë policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here