Trondiset jugu, të shtëna me pistolete  dhe sherr në clubin e njohur

Në kulmin e sezonit turistik një tjetër ngjarje e rënde hedh pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë në plazhet e vendit aq më tepër në klubet e natës.

Duke u gdhire e diela në klubin më të famshëm të bregdetit të jugut në Jalë (Folie Marine) u qëllua disa herë me armë zjarri .

Sherri nisi fillimisht mes dy grupeve që u konfrontuan fizikisht duke u qëlluar me gota, shishe e karrike dhe më pas degjeneroi në përdorimimin e pistoletës.

Në momentin e ngjarjes në klub ndodheshin rreth 1500 persona të cilët të terrorizuar kanë dalë nga ambienti, disa duke u shtrirë e fshehur në shezllone.

Një dëshmitar okular i tha sosneës se personi që përdori armën qëlloi disa herë por as një prej plumbave  fatmirësisht nuk kapën  asnjë person nga pala kundërshtare apo me keq ndonjë prej të pranishmëve në klub.

Policia ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për ngjarjen.

Edhe vitin e kaluar në mesin e sezonit turistik një ngjarje identike ndodhi në një klub tjetër të famshëm në Dhermi. sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here