Vëllai i ish deputetit u kap në makinë me djemtë e biznesmenit të njohur (emrat)

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 48 vjeçarin Altin Isaraj pasi ky i fundit u arrestua sërish me pistoletë, gjithashtu theu urdhërin e gjykatës që e kishte vendosur më herët nën masën e sigurisë arrest shtëpie.

Mesnatën e 8 Prillit ai u arrestua pranë kompleksit “Rrolling Hills” në Lundër, me një makinë të shtrejntë  me pistoletë dhe nën shoqërinë e një të mituri 15 vjeçar dhe  të një 27 vjeçari.

Sosnews ka arritur të mësojë detajet nga arrestimi i bujshëm, e kujt ishte makina me të cilën udhëtonte, kush ishin fëmijët të cilët e shoqëronin në makinë, si dhe rreth armës e cila sipas të dhënave nga laboratori i policisë shkencore ka numër të fshirë.

Një burim i besueshëm brenda policisë bën me dije se mesnatën e 8 Prillit kanë marrë një telefonatë se pranë kompleksit “Rolling Hills” sa kalon rezervat e shtetit nga një makinë tip Bentlly është qëlluar me armë zjarri.

Makina me te cilen udhetonte Altin Isaraj dhe dy djemte e biznesmenit Hajri Elezi

Menjëherë forcat e postës policore të farkës që ndodhet 300 metra larg kanë arritur të ndalojnë makinën  tip bentlly me targë AA001 SD (kjo që shihni në këtë foto).

Makina drejtohej nga Edison Elezi djali i madh i biznesmenit Hajri Elezi ndërsa pasagjer në mjet  në vend të parë ishte  Altin Isaraj vëllai i ish deputetit të PS Arben Isaraj, ndërsa në pjesën e pasme ishte i ulur djali i mitur i biznesmenit Elezaj.

Pas kontrollit të kryer në automjet ka rezultuar se në pjesën e pasme i është gjetur një pistoletë “Berreta” të djalit të mitur.

Fillimisht drejtuesi i mjetit është prezantuar si djali i biznesmenit dhe që po udhëtonin në mesnatë për të transportuar mikun e tyre drejt shtëpisë në kryeqytet.

Pas shoqërimit  në polici dhe marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore ka rezultuar se pistoleta është e Altin Isarajt i cili ja ka dhënë për të shpëtuar  djalit të vogël të biznesmenit.

Altin Isaraj u arrestua për herë të fundit me datën 20 tetor të vitit 2018 sërish për armëmbajtje pa leje dhe prodhim shitje narkotikësh. Ngjarje pas të cilës vëllai i tij Arben Isaraj ish deputet i PS, në atë kohë me detyrë drejtor i përgjithshëm i transportit rrugor u detyrua të jepte dorëheqjen.

48 vjeçari njihet për backgroundin e tij  të hershëm kriminal. Pistoleta ma numrat të identifikueshëm (të fshirë) i është dërguar për ekspertim policisë shkencore.

Dy djemtë e bisnesmenit u lanë të lirë pas marrjes në pyetje dhe sqarimit të situatës.

Hajri Elezaj i njohur për afërsinë e tij me Partinë Demokratike është  i njohur në fushën e biznesit të ujit “lajthiza” dhe në fushën e hidrokarbureve. në qershor të vitit 2011 ai u akuzua nga Prokuroria për kontrabandë me naftën “virgine”, ndërsa skandali i saj, u denoncua sëpari nga ish-ministri i Energjetikës së asaj kohe, Dritan Prifti.

Pyetjes se çfarë i lidh djemtë e biznesmenit të njohur Hajri Elezi me vëllain e ish deputetit, duket se të dyja palët i kanë dhënë të njëjtën përgjigje: shoqëria. /sosnews.al

Bie sërish në pranga vëllai ish deputetit të  parlamentit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here