Video/ Fadil Kasëmi nuk shfaq pendese në Gjykatë

Gjykata e krimeve të rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Fadil Kasëmin, 53 vjeçarin I cili vrau tre ditë më par ish bashkëshorten Fildeze Hafizi.

Në seancën e masës së sigurimit Kasëmi nuk tha asgjë para trupit gjykues ndërsa nuk shprehu pendesë për krimin e kryer.

Organi i akuzës kishte dorëzuar më herët kërkesën, ku ndaj 53 vjeçarit është ngritur akuza e vrasjes për shkak të marredhenieve familjare, qe sipas kodit penal dënohet nga 20 vite deri në burg përjetë ajo e armëmbajties e cila dënohet nga 5 deri në 15 vite dhe akuza e tretë ajo e rrëmbimit ose mbajtja peng e personit, e cila dënohet në 5 vite heqje lirie.

Fadil Kasëmi në Gjykatë

Pas krimit të rëndë, 53-vjeçari i ka dalë përpara me armën në dorë një furgoni, dhe i ka kërkuar ta largonte nga vendi i ngjarjes.

“Gjatë udhëtimit drejtuesi I furgonit ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr. 1 në Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit, ai e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet policisë ku është arritur të bëhet arrestimi I Fadil Kasemit.

/SOSNEWS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here