Një aksident i frikshëm dhe tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (19.10.2019) në tunelin Tiranë- Elbasan në Krrabë.
Sipasojë e përplasjes në brendësi të tunelit të një makine “Seat” me një kamion makina e vogël që ishte benzinë- gaz ka shpërthyer në flakë dhë për pasojë është djegur dhe ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
Zyrtarisht mësohet se viktima është 37 vjeçari i lindur në Tiranë Elton G. Maçolli.
Policia ka shoqëruar për pak orë drejtueisn e kamionit për të sqaruar versionin e ngjarjes. Por janë kamerat e sigurisë së tunelit ato që kanë fiksuar gjithçka ka ndodhur.
Elton Maçolliështë vëllai i deputetes së partisë socialiste Blerina Gjylameti dhe prej vitesh punonte si Specialist Helikopteresh në Bazën Ajrore të Farkës.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme brenda tunelit të autostradës Elbasan-Tiranë, shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, me drejtim lëvizje Tiranë- Elbasan, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin D Sh., 33 vjeç, banues në Elbasan.Si pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi E.M./sosnews.al