Një aksident automobilistik me pasojë dy persona të vdekur ka ndodhur para pak minutash (15:02) në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e porcelanit. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar është bërë shkak që dy makina të përplasen me njëra- tjetrën dhe më pas të aksidentojnë për vdekje dy këmbësorë në anën tjetër të rrugës.
Viktimat:
Erjon Balla 36 vjeç lindur në Rrëshen
Hidajete Salliun 72 vjeç nga Tirana
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15 të së enjtes. Shkak u bë përplasja e dy automjeteve dhe më pas njëri prej tyre ka goditur Erion Ballën 36 vjeç nga Rrësheni i Mirditës dhe Hidajete Salliun 72 vjeçe banuese në Tiranë.
Nga kamerat e sigurisë që sosnews i dispono duket automjeti ngjyrë gri tip “Volksëagen Beetle” me targa AA 544 SX që qarkullon me shpejtësi të lartë në krahun e kundërt të rrugës duke shkelur dhe vijat e pandërprera, kur përplasi makinën tjetër “Volksëagen” me targa AA 758 YZ, që po kthehej në anën e majtë.
Nga përplasja e fortë mes tyre, mjeti ngjyrë gri që drejtohej nga Etjon Lazri përfundoi në trotuar duke përplasur dy këmbësorë, një burrë dhe një grua.
Policia njoftoj se ka arrestuar të dy drejtuesit e mjeteve Etjon Lazri dhe Edmond Murati për “Aksident me pasojë vdekjen”. sosnews.al