Video/Në shtëpinë e Fildezit

Fildeze Hafizi gjyqtarja e cila u vra barbarisht nga ish bashkëshorti 53 vjeçar u përcoll për në banesën e fundit…..

Në katin e dytë të shtëpisë së saj në rrugën ‘ Ali Baushi ’, familjarët nuk kishin fjalë për krimin e rëndë të 53-vjeçarit i cili i mori jetën nënës së dy fëmijëve.

Për një krim të paralajmëruar ata thanë se i kishin kërkuar 39-vjeçares të jetonte në Shkodër, në një kohë që kërcënimet e ish-bashkëshortit ishin bërë të shpeshta.

Një ditë më parë Fadil Kasemi e qëlloi per vdekje me 2 plumba në kokë, sapo Fildeze Hafizi ishte futur ne automjetin e saj. Ngjarja e rëndë që ndodhi në mes të ditës, shokoi mbarë opinionin kjo dhe për faktin se Fadil Kasemi ishte dënuar shumë pak nga Drejtësia Shqiptare për një tjetër tentativë të ngjashme.

Pasi shpëtoi mrekullisht në vitin 2015 në një tentativë të pastër vrasjeje nga ish-bashkëshorti, Fildeze Hafizi nuk mundi të bëjë asgjë për të drejtat e saj ndonëse i kërkoi ato në sistemin e drejtësisë, pjesë e së cilit ishte dhe vetë.

Gjyqësori dështoi me dhënien e vendimit për Fadil Kasemin, i cili edhe pas arrestimit nuk ka thënë asgjë për vrasjen makabre, por vetëm ka pranuar krimin dhe ka shprehur keqardhje për fëmijët.

Në vitin 2015 fill pas ngjarjes terrorizuese në plazhin e Golemit në Kavajë ku 53-vjecari tentoi të vrasë nënën e dy fëmijëve, klasifikimi i veprës penale nuk ishte vrasje e mbetur në tentativë, por vetëm armëmbajtja pa leje dhe dhunë në familje.

Në vendimin e zbardhur të gjykatës së Kavajës Fadil Kasemi dënohet me 3 vite burgim, I njëjti I cili u la në fuqi dhe nga gjykata e apelit në Durrës. Por lehtësirat për Fadil Kasemin nuk do të përfundonin me kaq.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar 53-vjeçari do të përfitonte edhe nga amnistia.

E gjendur përpara kësaj situate, Prokuroria kërkoi në apel ndryshimin e klasifikimit të veprës penale në vrasje të mbetur në tentativë dhe dënimin e Kasemit me 7 vite e 6 muaj heqje lirie. Rekursi i bërë në Gjykatën e Lartë mban datën 10 tetor të vitit 2016, e që prej asaj kohe ka mbetur  në sirtarët e kësaj gjykate, duke mos dhënë drejtësi.

Tashmë pritet nisja e procedurave të inspektimit nga ana e KLD-së për treshen e gjyqtarëve të shkallës së parë në Kavajë por edhe ata të apelit në Durrës por deri në atë kohë duhet të zhvillohet mbledhja pasi kryetari I KLD-së, Presidenti I Republikës ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

/SOSNEWS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here