Vlore, ekzekutohet në mënyrë mafioze Kristjan Breshanaj

Mëngjesin e sotëm qyteti jugor i Vlorës është tronditur nga një vrasje mafioze.  26 vjeccari i identifikuar si Kristjan Breshanaj teksa po ecte në rrugicat e lagjes me automjetin e tij në lagjen “Uji i Ftohtë” është qëlluar me kallashnikov nga dy persona të maskuar.

Banorët e zonës që u përpoqën  ti jepnin ndihmën e parë viktimës por pa rezultat.

Dy autorët që udhëtonin me një BMë me targa greke  u larguan në drejtim të lagjes “10 Korriku” ku dhe dogjën automjetin dhe brenda tij u gjet dhe arma e krimit.

Dy persona morën pjesë në ekzekutimin e 26 vjeçarit Breshanaj. Dyshohet se atentatorët jane ndihmuar nga  një automjet tjetër për tu larguar pas djegies së automjetit kryesor. Dyshimet kryesore të vrasjes lidhen  lidhen me përfshirjen e  viktimës në aktivitete  kriminale në Belgjikë dhe Hollandë.

Në 23 Qershor 2014 u arrestua për drogë

Të arrestuarit  ishin  Kristjan Breshanaj 20 vjec dhe Nasho Alushi 22 vjeç, të dy me banim ne Vlorë. Arrestimi i tyre u bë pasi u kapen duke drejtuar automjetin tip wolksvagen me targa AA 225 AN brenda te cilit u gjet bime narkotike e llojit kanabis sativa.

Gjithashtu nga verifikimet e metejshme ka rezultuar se drejtuesi i automjetit Kristjan Breshanaj nuk dispononte leje drejtimi per automjet.Dy te rinjte u arrestuan ne kushtet e flagrances te akuzuar per veprat penale Prodhimi dhe shitja e narkotikeve dhe Drejtimi i automjeteve ne menyre te parregullt.

sosnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here