Vlorë/ I riu mbyllet në shtëpi dhe kërcënon familjarët! Lidh një bombol gazi më derën e banesës

Një djalë i ri në Vlorë është mbyllur në shtëpi dhe kërcënon pjestarët familjarët. Mësohet se i riu është përfshirë në një sherr në një lokal dhe më pas i ndjekur edhe nga policia është mbyllur në shtëpi.

Për ngjarjen janë lajmëruar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Dyshohet se i riu ri mban nën kërcënim familjen me armë të ftohta. Policia ndodhet në vendngjarje për të negociouar. Dyshohet se pas një sherri mes të rinjsh, policia ka qenë në kërkim të të riut. Kjo ka bërë që i riu nga Vlora, të kërcënojë se do vras familjarët nëse policia afrohet në banesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here