Vriten dy vëllezërit në një atentat mafioz (Durrës)

besmir haxhia

DURRES-Dy vëllezër u ekzekutuan me automatik pasditen e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur tek tregu I makinave në Shënavlash. Viktimë të atentatit janë  dy vëllëzërit Haxhia me origjinë nga Gjegjani I Pukës.

Viktima:

  1. Besmir Haxhia 35 vjeç
  2. Viktor Haxhia 27 vjeç

Dy vëllëzërit që po udhëtonin me automjetin tip golf  me targa AA716ZZ iu është zënë pritë nga tre persona dy prej të cilëve kanë qëlluar  54 herë me kallashnikov drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Pistë paraprake e hetimit dyshohet prishje e pazareve  Brenda grupit. Ndërsa policia njoftoi se ka informacion të vlefshëm që mund të sjellë zbulimin e autorëve./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here