Vritet në Lezhë rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij

Lezhë- Dy viktima janë shënuar në fshatin Lalm – Lukaj të qytetit të Lëzhës. Sipas të dhënave paraprake viktimat janë rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni.

Mësohet se viktimat po udhëtonin me motor në drejtim të tokave të tyre kur një person i armatosur me kallashnikov iu ka prerë rrugën dhe i ka vrarë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për arsye pronësie pasi një banorë i zonës ka mbjellë në tokat e tyre kanabis.

I dyshuar për krimin deri në këto momente është shtetasi Aleksandër P. rreth 45 vjeç. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here