Vritet në qender të Tiranës bosi i heroinës Behar Sofia

Vritet në qender të Tiranës bosi i heroinës Behar Sofia
Një attentat i sofistikuar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Dëshmorët e kombit” Behar Sofia 65 vjeç me origjinë nga Lapardhaja e Beratit dhe banues prej vitesh në Tiranë është vrarër sot teksa ecte në trotuar buzë lanës përballë “Piramidës” . Personi dyshohet se mund të jetë qëlluar me pistoletë me silenciator.

Behar Sofia është një personazh i njohur për trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht nga turqia të heroinës me destinacion vendet e BE. Ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën pranë stadiumit dynamo në kryeqytet.SAi gjatë këtyre viteve ka qene i dyshuar dhe për gjobëvëni, për krim të organizuar dhe suksesin e ka patur për shkak të njohjeve me drejtues të sektorëve të ndryshëm në policinë e shtetit. Njohje e afërt dhe bashkëpunëtor i bossit turk të heroinës Abdulselam Turgut.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 25.02.2021, rreth orës 09:00, në trotuar në afërsi të Piramadës është konstatuar nga sherbimet e Policisë shtetasi B. S., 66 vjeç, i shtrirë në tokë, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore ku dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në spital.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Abdulselam Turgut ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.
1998 – Gjatë një operacioni të policisë turke u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes.
U ra në gjurmët e tyre duke u ndjekur një futbollist me origjinë shqiptare, i ikur herët, që u kap me 30 kg heroinë. U arrit të kapet një episod nga policia turke me 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore. Mes personave të kapur ishin Hekuran Hoxha i arrestuar qershor 2019 si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit Volvo 4, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine. Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme. Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia. Ky emër del në ngjarjen e gushtit 2009 ku në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behar ose Fatmir Sofia, disa herë bizneseve të tij i është vënë lëndë eksplozive, që i ka pasur afër stadiumit Dinamo në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here