Zbardhet debati në Kryesinë e PS, Bushati: Angazhimi im politik nuk mbaron këtu. Rama: Betejën e ke braktisur vetë, PS të ka dhënë gjithçka

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë e PS. Teksa është vendosur se Bushati nuk do të jetë në lista e kandidatëve të PS, zbardhet një pjesë të diskutimeve mes tij dhe kreut të PS. Bushati ka deklaruar se pavarësisht vendimit, angazhimi i tij në politikë nuk mbaron këtu.

“Unë do vazhdoj te jem aktiv ne mjedisin publik. Ju keni menduar se kjo është skuadra fituese, por aktiviteti nuk lidhet me partinë domosdoshmërish. Angazhimi im politik nuk mbaron këtu”, mësohet se ka deklaruar Bushati.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka deklaruar se PS i ka dhënë gjithçka dhe se tani është koha të kontribuojë për PS.

“Betejën e ke braktisur vetë. S’ta ka fajin Partia Socialiste. Të ka dhënë gjithçka Partia Socialiste dhe është koha të kontribuosh për PS”, ka thënë Rama.

Ditmir Bushati ka ardhur tek unë dhe ka thënë dua të bëhem Sekretar i OSBE, dua mbështetjen tënde, dhe unë i kam thënë PO do kesh mbështetjen time. Dhe Ditmir Bushati ishte një nga kandidatët, i kemi dhënë të gjithë mbështetjen dhe pse në kushte jo të lehta pasi duke qenë kryetar në detyrë i OSBE për 1 vit dhe kur duhet të zgjidhej katërshja e Sekretariatit, kryetari i OSBE ka rolin e ndërmjetësimit dhe disa vende kanë shprehur rezerva për kandidaturën nga Shqipëria në kushtet që Shqipëria ka drejtimin e OSBE. Deri në fund unë e kam mbështetur Ditmir Bushatin. Çfarë debati mund të kem unë me Ditmir Bushatin? Një sekretar i OSBE nga Shqipëria do të ishte kryevepër. Unë kam mbështetur Ditmir Bushatin dhe Shqipërinë. Si mundet të jem personi që tha ashtu tha kështu”, u shpreh Edi Rama.

Sa i përket mospërfshirjes në lista të ish-ministrit të Jashtëm, Rama tha se Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë më në asnjë aktivitet të Partisë Socialiste që pasi u largua nga drejtuesi politik i Qarkut Shkodër. Kreu i selisë rozë pranon se me Ditmir Bushatin ndahet në mendime, por kjo nuk e ndryshon opinionin që ka pasur për punën e tij.

“Shokët e Ditmir Bushatit sot janë tek kufiri, e jo se kanë bërë debate me mua, por ata përveç punës si ministra, përveç mbledhjeve dhe daljeve në televizor kanë punuar tokën, kanë mbjellë e kultivuar në terren me njerëzit përditë të korrurat e 25 Prillit, ndërsa Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur në asnjë aktivitet. Nëse Ditmir Bushati do të kishte punuar tokën, do të ishte njësoj si shokët e vetë”.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here