Zbulohen emrat e 2 grabitësve të 250 mln lekëve tek qendra “Kristali”

Një vjedhje e spektakolare  ndodhi mbrëmjen e së premtes pranë qendrës kristal në tiranë.

Dy persona kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, të një biznesmeni.

Pas dy ditësh nga ngjarja policia njoftoi se kishte kapur dy autorët e vjedhjes  në kuadër të operacionit policor “Kombinacioni”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinacioni”,

Sosnews.al mëson se bëhet fjalë  se janë arrestuar

Donald  Hoxha 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

Gentian Kane 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit Flamur Behi 52 vjeç dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

 

Tiranë,vodhen 250 mln leke tek “Kristali”, policia arreston dy autoretFinalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor "Kombinacioni". Zbardhet në kohë rekord vjedhja e një shume të madhe parash në automjetin e shtetasit F. B.Identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 17.5 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga.Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas denoncimit të marrë nga shtetasi F. B., se më datë 22.05.2020, rreth orës 19:00, pranë Qendrës Kristal, në zonën e Komunës së Parisit, persona të paidentifikuar i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash prej 20 milionë lekësh të reja dhe 50 mijë franga, në automjetin e tij tip “Range Rover”, organizuan punën per zbulimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje. Po në vijim të punës intensive dhe veprimeve hetimore u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorëve dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinacioni", u bë arrestimi në flagrancë i tyre në qytetin e Fierit, konkretisht: D. H., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”; G. K. 44 vjeç, banues në Tiranë; i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje"Nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit. Në momentin e kapjes, këtyre shtetasve iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 17.5 milion lekësh të reja dhe 50 mijë franga. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja".

Posted by SOS News on Sunday, 24 May 2020

 

/sosnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here