Zgjidhet kryetari i KLGJ,i hapet rruga krijimit të SPAK

Këshilli i Lartë Gjyqësor tashmë do të drejtohet nga Naureda Llagami,e cila  u zgjodh me 10 vota dhe vjen nga “Shoqëria Civile”.

Në garë për kryetar të KLGJ-së ishin Alban Toro, Fatmira Luli dhe Naureda Llagami.

Krahas drejtuesit të KLGJ-së, është zgjedhur edhe nënkryetari i saj Maks Coku.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat kryetarja e sapozgjedhur e KLGJ, Naureda Llagami u shpreh se sfida më e madhe e saj është të rikthejnë besimin e publikut tek drejtësia.

Gjatë ditës së djeshme u zgjodhën edhe drejtuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku në krye u zgjodh  Gent Ibrahimi dhe si zëvendës kryetar Alfred Balla. Gent Ibrahimi vjen si kandidaturë nga bota akademike dhe nga pesë të zgjedhurit jo magjistratë, ndërsa Alfred Balla është përzgjedhur nga pesë anëtarët e votuar nga Shoqëria Civile.

Themelimi i dy institucioneve do t’i  hap rrugë krijimit të SPAK, i cili ka për synim hetimet në nivele të larta të korrupsionit, përfshirë edhe personalitete në fushën e politikës.//sosnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here